Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj pret kryetarin e Komunës së Rahovecit: Kur shqiptarët punojnë bashkë, bëjnë gjëra të mira

12:41 / October 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 09 at 12.45.30 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në një takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, ku thotë se kur shqiptarët bëhen bashkë, bëhen gjëra të mira. Kurse një ditë më parë, krebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim kreun e ri të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

“Një qytet i madh duhet të jetë modest. Kur shikon një mik, një vëlla që po e bën mirë një punë mirë, duhet të mësojë prej tij. Ajo që ne mund të mësojmë prej jush është si të punojmë në fushën e bujqësisë. Kemi filluar me disa përpjekje shumë dinjitoze, por besoj fort se disa nga rrethinat e Tiranës mund ta përdorin si shembull atë që po ndodh në Rahovec me vreshtarinë dhe përpunimin e rrushit, duke u kthyer në epiqendër të shumë produkteve të Kosovës, tregon se si një qytet mund të jetojë duke investuar te bujqësia. Eventet, aktivitetet në qendër të qytetit janë të nevojshme, por ne jemi bekuar nga Perëndia edhe me një tokë pjellore, me kodra të bukura, male, me zona ku njerëzit jetojnë në mënyrë të ndershme, në harmoni me natyrën, duke punuar në zona si Lundra, Farka dhe lugina e lumit Erzen, që janë toka jashtëzakonisht pjellore. Dua shumë të mësojmë prej jush dhe besoj se disa arritje tuajat mund të bëhen edhe arritjet tona, sepse parimi është: Suksesi ynë është edhe i juaji dhe anasjelltas”, tha Veliaj.
 
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe tha se është i lumtur për bashkëpunimin mes dy qyteteve, sa i përket fushës së bujqësisë.
 
“Është lajm jashtëzakonisht i mirë që jemi pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. Jam shumë i nderuar të jem këtu. Ne vijmë shpesh në Tiranë, jemi përpjekur të bëjmë punë të mira dhe tashmë, bashkë me kryetarin e Bashkisë, kemi çfarë japim, kemi shumë çka i marrim Tiranës, në mënyrë që Kosova evropiane, Shqipëria evropiane, shqiptarët evropianë, të kenë mundësi që përmes këtij bashkëpunimi të mirëfilltë, të zhvillojnë edhe projekte të përbashkëta, të cilat na bëjnë krenarë të gjithëve”, tha Latifi.
 
Kryebashkiaku Veliaj shtoi se Tirana do të bëjë më shumë për të promovuar Rahovecin.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite

14:31 / June 6, 2026

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

14:12 / June 6, 2026

Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

14:00 / June 6, 2026

Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë për litër, benzina jo më shumë se 173 lekë për litër

13:48 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.