Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Stjar në bashkinë e Delvinës.
Bëhet me dije se zjarri madh ka rënë në një sipërfaqe të madhe me ullin, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi ndihmuar dhe nga era.
Zjarrfiksja e Delvinës dhe ajo e Finiqit ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
