Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lugina e Shalës tërhoqi rreth 33 mijë turistë gjatë periudhës janar-shtator

21:37 / October 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lugina e shales
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parku natyror i luginës së Shalës është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër bën të ditur për ATSH-në se ”gjatë periudhës janar-shtator kjo luginë, e cila përshkohet nga lumi i Shalës ishte destinacioni i preferuar për 32 900 turistë, nga të cilët 21 040 vendas dhe 11 860 të huaj”.

“Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vitet e fundit është futur në guidat e agjencive turistike dhe po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron”, tha ADZM Shkodër.

Gjatë vizitës në këtë luginë, aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, që përshkon luginën.

Lugina e Shalës para se të bëhej kaq e njohur, banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit. Ajo që e bën të veçantë është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrike.

Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike.

lugina shales turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.