Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Maqedonia e Veriut me 350 milionë euro paketë anti-krizë, Kovaçevski: Mbështesim shtresat në nevojë

22:30 / October 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dimitar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut është prezantuar pakoja e re e masave anti-krizë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur se inflacioni dhe kriza energjetike që ka tronditur Maqedoninë e Veriut po sjell pasoja të ngjashme me të gjithë Evropën.

Fillimisht qeveria e Maqedonisë së Veriut mori masa për të ngrirë çmimet e produkteve të shportës, por kjo ishte politikë e gabuar sipas kryeministrit, ndërsa sytë kthehen drejt subvencionimit.

Në këto kushte 42 mijë qytetarë, në ndihmë sociale do të marrin nga 3 mijë denarë në 4 muajt e ardhshëm, në një total prej 12 mijë denarësh, ekuivalentin e 200 eurove.

Ndërkohë subvencione do të ketë edhe për pensionistët me 100 euro në 4 muaj. Nga kjo masë preken 156 mijë pensionit në shtetin fqinj. Pakoja që arrin vlerën e 350 milionë eurove sipas qeverisë maqedonase do të ketë subvencione edhe për faturat e energjisë elektrike për familjet, por edhe për kompanitë.

Ndërsa 52 milion euro do të shkojnë për bujqit. Parimi kryesor i pakos anti-krizë është që kostot e produkteve të shportës të mos rriten më tutje. Në dispozicion janë vënë edhe fonde për bizneset që kanë mungesë likuiditeti.

Në konferencën për shtyp kryeministri Kovaçevski bëri me dije se nga fillimi krizës janë ndarë rreth 750 milionë euro për mbështetjen e qytetarëve.

Kovacevski maqedonia pakete antikrize
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.