Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Beqiraj zbërthen edhe linjën e kokainës: Çunat donin 100-200 kg në javë nga Franca në Zvicër

22:44 / October 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
indrit beqiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasjet me pagesë nuk janë krimet e vetme që dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj rrëfyen për hetuesit në Durrës. Dy vëllezërit kanë dhënë detaje edhe mbi përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës me personazh kryesor, Ilirjan Feçin dhe dy persona ende të paidentifikuar.

Takimi për trafikun e drogës është zhvilluar në një lokal në Durrës, ku Ilirjan Feçi dhe dy personat e tjerë kanë folur për të transportuar kokainë drejt Zvicrës. Ndërkohë lënda narkotike do kalonte nëpërmjet Francës.

“Kam ndenjur disa herë me shtetasin Ilirjan Feçi i cili më thotë se kishte qenë në Francë dhe kishte gjetur linja shumë të fuqishme kokaine. Bashkë me Ilirin kemi takuar dy djem te lokal M. në Durrës, të panjohur për mua dhe vëllain tim, që ishin të interesuar për blerjen e drogës.

Por kjo punë nuk u bë pasi unë i thashë që hapi sytë se mund të të vrasin me këtë lloj sasie, pasi bëhej fjalë për 100-200 kg kokainë, që do të transportohej çdo javë dhe do kalonte nga Franca dhe ata çunat e donin në Zvicër.

Këta djemtë siç thashë nuk i njihja vetë, por nga biseda kuptova që ata ishin kushërinj të një mikut të ngushtë të Ilirjanit nga Fushë-Kruja”, ka dëshmuar Indrit Beqiraj.

Dy personat e interesuar për të blerë kokainën dhe transportuar atë deri në Zvicër sipas Beqirajt, lëviznin me një makinë Golf 5, ndërsa pas këtij takimi, Ilirjan Feçi arrestohet si i implikuar në disa ngjarje të rrëfyera nga Nuredin Dumani dhe nuk e realizoi dot trafikun.

beqiraj trafik Zvicer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.