Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në Dibër të Madhe nis fushate për zgjedhjet lokale

23:22 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben agolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i “Aleancës për Shqiptarët” për Komunën e Dibrës nisi fushatën për Zgjedhjet Lokale në këtë Komunë. Kandidatura e Arben Agollit është përkrahur edhe nga Lëvizja “BESA” si dhe nga shumë qytetarë të cilët mendojnë se ai është i duhuri për të udhëhequr me Komunën e Dibrës në 4 vitet në vazhdim.

Shtabi zgjedhor i “Aleancës për Shqiptarët” zyrtarisht hapi fushatën për qytetin e Dibrës, ku dhe caktoi agjendën e saj, si dhe mënyrën se si do të prezantohet kandidati përpara qytetarëve. Pjesë e platformës së Agollit është zhvillimi ekonomik i Dibrës, zhvillimi i turizmit, zhvillimi i infrastrukturës, rritja e cilësisë së institucioneve, transparenca komunale, si dhe qasja më e lehtë e shërbimeve administrative.

Mesazhi që Arben Agolli dhe “Aleanca për Shqiptarët” do ta përçojnë në këtë fushatë deri tek votuesit është ‘Shpresë për Dibrën’. Arben Agolli, ashtu edhe si në fushatën e parë të tij politike, del me platformë të qartë dhe program të duhur për dibranët.

Kryetari i degës së Dibrës, nga radha e “Aleancës për Shqiptarët” ftoi që të përkrahet Arben Agolli sepse është momenti që të tregohet forca që shqiptarët do ta kenë duke votuar si ndaj Blerim Rekës si dhe ndaj së Arben Agollit.

Ndërsa, nënkryetari i “Aleancës për Shqiptarët” Remzi Mehmedi theksoi se në Dibër ka një fushatë të dyfishtë, por që fitorja në Dibër është siguruar. Mehmedi tha se misioni i dyfishtë i Dibrës është që të jap votë Arben Agollit, si dhe Blerim Rekës. Nga Dibra Mehmedi theksoi se do të fillojë fitorja e “Aleancës për Shqiptarët” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Arben Agolli, e nisi fjalimin duke falënderuar familjen e tij si dhe strukturat e Aleancës për Shqiptarët që ia dhanë përsëri mundësinë për të qenë kandidat për Komunën e Dibrës. Ai tha se përveç se do të jetë kryetar i Dibrës, do të jetë gjithmonë pranë dibranëve.

Diber fushata lokale madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.