Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka njoftuar nisjen e protestave ditën e martë. Shkak është bërë rritja e çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës.
Në njoftim iu bëhet thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 11:00 në sheshin “Gensher”, në qendër të qytetit.
“Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin “Gensher” në qendër të Elbasanit! Ftojmë mediat ta ndjekin këtë protestë!”
