Përdorimi i lazerit për heqjen e qimeve të padëshiruara nga pjesë të ndryshme të trupit ofron disa përfitime si:
Lazari heq në mënyrë selektive qimet e errëta dhe të trasha, duke e lënë lëkurën të padëmtuar.
Kjo teknikë mund të heqë shumë qime në të njëjtën kohë, duke reduktuar kështu edhe kohëzgjatjen e këtij procesi.
Shumica e pacientëve kanë rënie të përhershme të qimeve pas një periudhe prej tre deri në shtatë seancave.
Mirëpo, përpara se të bëni heqjen e qimeve me lazer duhet të kontrolloni plotësisht kredencialet e mjekut që kryen procedurën. Nëse po planifikoni të depiloheni me lazer, nuk duhet të depiloheni për gjashtë javë përpara trajtimit. Kjo për shkak se lazeri synon të eliminojë rrënjët e qimeve, të cilat hiqen përkohësisht me depilim ose shkulje. Gjithashtu duhet të shmangni ekspozimin në diell për gjashtë javë para dhe pas trajtimit.
