Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

GJKKO rikthen në qeli prokurorin Edmond Kariqi

10:54 / October 11, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
soka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 11.10.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 12.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit I.G., D.D., E.B., E.K., si dhe nga Prokuroria e Posaçme, kundër vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 3 (tre) vjet burgim.

  1. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.K. me 2 (dy) vjet burgim.
  2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vendosur të pandehurin E.K. në provë për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
  3. Në zbatim të nenit 60 pika 9 të K.Penal urdhërohet i pandehuri E.K. që të mos shoqërohet me persona të dënuar.
  4. Në bazë të nenit 35/2 të Kodit Penal caktohet dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 5 (pesë) vjet.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.G. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  6. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri I.G. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  7. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit, më datë 30.06.2021 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit D.D. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni i aktiv gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  9. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri D.D. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  10. Vuajtja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 30.06.2021, ndaj të pandehurit D.D. dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  12. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.B. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  13. Vuajtja e dënimit fillon nga data ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 30.06.2021, ndaj të pandehurit E.B. dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  14. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronja “a” të Kodit Penal, për sendet e sekuestruara të disponohet si më poshtë:
  15. Dy telefona celular të markës Iphone 6 të sekuestruar të pandehurit E.K., një telefon celular Samsung dhe një telefon celular Iphone 12, të sekuestruara të pandehurit I.G., konfiskohen.
  16. CD-të dhe DVD-të me materialet e përgjimit mbeten pjesë e fashikullit.
  17. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen solidarisht të pandehurve.”

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me kualifikimin ligjor të veprave penale, fajësinë e të pandehurve, llojin dhe masën e dënimit për të pandehurit I.G., E.B. dhe D.D., për provat materiale si dhe për shpenzimet gjyqësore.

– Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër në këtë mënyrë:

– Dënimin e të pandehurit E.K. me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

– Në bazë të nenit 406, paragrafi 1, të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 e tij, duke dënuar përfundimisht të pandehurin E.K. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

– Dënimi me burgim për të pandehurin E.K. do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.