Një periudhë suksesi për balerinën e Tv Klan Alba Hoxha. Tashmë përveç punës në televizion do e shohim dhe në biznesin e saj.
Vetë ballerina ka njohur fansat e saj me dyqanin e veshjeve, biznes të cilit i ka bërë promo dhe Albi Nako në instagramin e tij.
Ata janë përfolur shumë për lidhjen e tyre e duket se me këtë veprim Albi ndoshta i ka dhënë fund dilemës nëse ishte në lidhje me Albën apo po kthehej te ish bashkëshortja, Klaudia. Në fakt këto dyshime lindën pas largimit të Albit nga Shqipëria për në Itali, ku dhe jeton dhe zhvillon karrierën ish balerina e Klanit..
Gjashtë muaj më parë ai vendosi të dilte hapur me balerinën e tij, fiks një vit nga koha kur deklaroi në ekran divorcin nga bashkëshortja e tij, Klaudia Pepa.
Ende pa u harruar divorci, në skenën e jetës së tij nisi të dilte balerina tjetër e trupës së tij, Alba Hoxha. Një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, bëri që mes komenteve të binte në sy ai i koreografit, i cili më në fund vendosi të dilte hapur për këtë marrëdhënie me komplimentin e tij.
