Tre shqiptarë kanë dalë sot në gjyq pasi u kapën me rreth 300 bimë kanabisi, të cilat nëse hidheshin në treg për shitje kapnin vlerën e 118 mijë paund. Sasia e kanabisit u gjet brenda një klubi nate të braktisur në jug të Cumbrian.
Policia konfirmoi të dielën se tre burra ishin arrestuar pas ekzekutimit të një urdhër-arresti në një pronë në Croën Street në Millom të Britanisë së Madhe, ku u zbulua një ferme kanabisi. “Aktiviteti hetimor mbetet në vazhdim ndërsa policia po kryen hetimet në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë.
Bëhet fjalë për shtetasit Emiljano Marku dhe Geg Gjegjaj, të dy 21 vjeç dhe 23-vjeçari Trandafilos Mhilli.
Tre të pandehurit u ndihmuan nga një përkthyes, i cili ndoqi gjykatën nga distanca përmes një lidhjeje video gjatë një seance që zgjati 15 minuta.
Ndërkohë ata u vendosën në masën e paraburgimit nga ana e gjyqtarëve.
