Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

22:29 / October 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti blinken vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar ditën e sotme biseda telefonike të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku në fokus të diskutimit ka qenë dialogu mes dy vendeve. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kurti shkruan se kanë diskutuar për situatën në Kosovë si edhe për nevojën e “intensifikimit të proçesit të dialogut ku të arrihet një marrëveshje që të ketë në qendër njohjen reciproke.

“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Folëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për dinamizimin e proçesit të dialogut drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, ka njoftuar Kurti përmes Tëwtter.

Nga ana tjetër, Presidenca e Serbisë njofton se mes Blinken dhe Vuçiçit është folur për dialogun me Kosovën, ku sekretari i shtetit ka vënë theksin tek domosdoshmëria e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tonë. Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiç për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe presidenti Vuçiç prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.

Blinken ka diskutuar me presidentin serb edhe për qëndrimin e Serbisë në raport me Rusinë. Serbia mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Albin Kurti blinken Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.