Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kompania Nissan largohet nga Rusia

22:55 / October 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nissan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prodhuesi japonez i makinave, Nissan, është kthyer në kompaninë e fundit që do të largohet nga tregu i Rusisë. Kështu, Nissan u bashkohet dhjetëra kompanive të mëdha që janë larguar nga ky shtet, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Nissan ka thënë më 11 tetor se Komiteti i tij ekzekutiv e ka miratuar shitjen e fabrikës në Shën Petersburg si dhe qendrën e marketingut në Moskë. Nissan ka nisur të prodhojë makina në Shën Petersburg më 2009. Megjithatë, ajo ka ndalur punën në Rusi në muajin mars, pak ditë pas shpërthimit të luftës.

Kompania ka thënë se kushtet e kontratës i mundësojnë Nissanit që të blejë sërish biznesin në Rusi në gjashtë vjetët e ardhshëm. Muajin e kaluar, edhe kompania tjetër japoneze, Toyota është larguar nga tregu rus. Në maj të këtij viti, kompania franceze e makinave, Renault, ka thënë se do të largohet nga Rusia me kushte të ngjashme.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

kompania nissan Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.