Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Masakra në Klos/ PD: Kjo është një ditë e zezë për shoqërinë! Autori rezulton patronazhist me uniformë

17:24 / October 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 12 at 4.27.52 PM 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e ndodhur sot në Klos ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka denoncuar mungesën e përgjegjësisë së autoriteteve lidhur me ngjarjen, ku humbën jetën tre persona.

Sipas tij, Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar tragjedinë.

Deklarata:

Masakër ne qendër te Klosit me 3 viktima para pak orësh ka tronditur mbare shoqerine. Përveç tre jetëve të humbura , janë plagosur edhe 5 të tjerë, skena te një masakre sipas dëshmitarëve.

Autori i masakrës rezulton  nje patronsazhist i me uniforme…. Besnik Mjeshtri, punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit. Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.

Kjo është një ditë e zezë për familjen që ka humbur njerëzit e dashur dhe një goditje e rende për mbare komunitetin e klosit dhe gjithë shoqerine.

Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për  mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata.

Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.

Partia Demokratike denoncon masakrën shteterore dhe ben me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve  do te egzistoje ne kete vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti.

Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.
Vetegjyqesia eshte bere mode ne shtetin e Edi rames  sepse policia  nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij  ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.

Në Shqipëri është bërë e lehtë të armatosesh dhe të vrasësh, si asnjëherë më parë. Jo për faktin e thjeshtë se shteti i ka ulur armët dhe është dorëzuar para pushtetit të krimit. Arsyeja dihet: krerët e të dy palëve janë në biznes me njëri-tjetrin.

Kjo gjendje nuk zgjidhet duke ndërruar drejtorët, por filozofinë. E cila mëshirohet në kreun e pushtetit të kohës. Pa ikur Edi Rama, Shqipëria do të vazhdojë në pikën e hallit dhe në mesin e rrezikut.

Flamur Noka KLOS PD Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.