Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Higjena dhe shëndeti intim, shenjat që nuk duhet t’i anashkaloni

12:33 / April 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto fryrje barku1545690705
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në momentin që shkoni në tualet dhe vëreni diçka ndryshe nga herët e tjera, qoftë një erë të pakëndshme, qoftë një ndryshim në lëkurë, ndryshim në gjakderdhje gjatë periodave ose jo, duhet të pyesni veten a është normale, a duhet te shqetësohem dhe në cilat raste duhet të drejtohem te mjeku.  4 shenjat që nuk duhet të injoroni në lidhje me shëndetin intim:

Thatësi

Vaginat tona vazhdimisht vetë-lubrifikohen, duke mbajtur nivelet e duhura të baktereve. Pra, nëse vagina juaj është rregullisht e thatë, sidomos gjatë marrëdhënieve intime, duke rezultuar në djegie, dhimbje dhe siklet të përgjithshëm gjatë penetrimit, duhet të shkoni tek mjeku gjinekolog. Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në thatësi vaginale të vazhdueshme, duke përfshirë ankthin, medikamente të caktuara si ilaçet kundër depresionit, menopauza, pabarazitë hormonale etj.

Gjak

Në mënyrë të veçantë, gjaku që shfaqet menjëherë pas, ose gjatë marrëdhënies. Nëse nuk jeni aktualisht gjatë menstruacioneve, ose nuk keni filluar kohët e fundit një pilulë kontraceptive të re (shumë prej të cilave mund të shkaktojnë gjakderdhje të lehtë), gjaku që shfaqet pas seksit duhet të jetë patjetër shkak për shqetësim. Në shumë raste, partneri juaj mund të ketë gërvishtur aksidentalisht indin delikat brenda vaginës, megjithatë gjakderdhja gjatë seksit gjithashtu mund të jetë shenjë e një infeksioni vaginal.

Flluska dhe gunga të çuditshme

Ndonjëherë qimet mund të rriten nën lëkurë, duke krijuar gunga. Ato janë zakonisht të padëmshme, por nëse vini re gunga më të mëdha e ndryshe nga zakonisht, duhet të shkoni te mjeku.

Sekrecione me erë të keqe

Asnjë vaginë nuk është pa erë, as nuk duhet të vije aromë trëndafili. Një erë e lehtë është krejtësisht e shëndetshme dhe normale. Megjithatë, një ndryshim i menjëhershëm në erën e sekrecioneve, veçanërisht nëse është erë e fortë, është zakonisht një alarm që diçka ka. Një erë e fortë ose e parregullt vaginale është një nga shenjat kryesore të vaginozës bakteriale. Nëse jeni shtatzënë, është veçanërisht e rëndësishme të kryeni një kontroll me gjinekologun sa më shpejt. /Java news/

Higjena shenjat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Adea Pirdeni: Shqipëria gati të mbyllë tre kapituj të tjerë të negociatave me BE-në

12:48 / July 9, 2026

Sot gjyqi në themel për ish-çiftin, Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO me bluzën me mbishkrimin: Një ditë e mrekullueshme

10:38 / July 9, 2026

“Në Shqipëri, anti-Trumpistët po përplasen me Presidentin e SHBA”/ Protestat në Tiranë, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turma

10:12 / July 9, 2026

Ilir Meta sot para GJKKO-së, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

09:47 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.