Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit

23:05 / October 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F4A04D85 1315 450B BBBD F9F3460FF12B
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë të mërkurën që e cilëson aneksimin nga Rusia të katër zonave të Ukrainës është i paligjshëm dhe jo i vlefshëm. Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për referendumet e Rusisë në Ukrainë është miratuar me 143 vota.

Gjatë seancës speciale urgjente të asamblesë për Ukrainën, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se votimi është i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Ukrainës dhe të ardhmen e Evropës, por për vetë themelet e këtij institucioni.

“Në fund të fundit, OKB-ja u ndërtua mbi një ide: se kurrë më një vend nuk do të lejohej të merrte me forcë territorin e tjetrit”, shtoi Thomas-Greenfield.

Ambasadori shqiptar në OKB,Ferit Hoxha e quajti një rezultat historik votimin pro të 143 shteteve, të cilët i thanë jo luftës në Ukrainë.

“Një rezultat historik. Përmendja e dëshpëruar dhe artificiale e rastit të Kosovës (& Tajvanit) nuk e mbrojti Rusinë nga një disfatë dërrmuese. 143 vende i thanë një JO të fuqishme luftës, JO referendumeve të rreme, JO aneksimit të territorit. #QëndroniMeUkrainën”, shkroi në Twitter.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen dhe se Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori ukrainas.

“Mirënjohës ndaj 143 vendeve anëtare të OKB-së që mbështetën rezolutën e OKB-së “Integriteti territorial i Ukrainës: Mbrojtja e Parimeve të Kartës së OKB-së”. Kërkesa është e qartë: vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen; Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës”, shkroi Kuleba.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.