Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama pas fjalimit në KiE: Forca e të vërtetës do bëjë punën e vet

23:52 / October 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës kundër rezolutës së Dick Marty, Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e kësaj të mërkure për “Opinion”, se solidariteti i komunitetit ndërkombëtar nuk është diçka e mirëqenë në raste si ky, kur vihet në pozitë të vështirë një nga institucionet më kryesore të këtij komuniteti.

“Solidariteti i komunitetit ndërkombëtar nuk është diçka e mirëqenë në raste si ky, kur vihet praktikisht në një pozitë të vështirë një nga institucionet më kryesore të komunitetit ndërkombëtar, sepse gjendet përpara një pasqyre e cila dëshmon për një gafë të rëndë, për një gafë me proporcione të paimagjinueshme, një gafë që ka çuar në një proçes absolutisht surreal të denjë për letërsi, të denje për kinematografi, por jo për jetën reale të politikës ndërkombëtare. Është një nga rastet mendoj unë që me kalimin e kohës, dhe me kthjellimin e ujërave të turbullta dhe me humbjen e interesit të drejtpërdrejtë të forcave të ndryshme që interferojnë në këtë proçes, do të hyjë si një nga dështimet më të mëdha monumentale të politikës ndërkombëtare. Ky është një proçes. Po të vinit re sot në reagimet, ishin reagime njerëzish të shokuar, sepse një pjesë e tyre nuk se kanë ndonjë dijeni të madhe. Plus vende që nuk e njohin Kosovën, pjesa më e madhe e atyre që reaguan. Plus një bombë e hedhur në mes të një mexhelisi ku flitet në mënyrë krejt tjetër, etj”.

Rama shprehet i bindur se forca e të vërtetës dhe efekti i saj do të bëjnë punën e vet.

“Forca e të vërtetës dhe efekti i saj do të bëjnë punën e vet, unë e jam i bindur për këtë. Natyrisht që ne do duhet të këmbëngulim. Amerikanët nuk i shoh ku hyjnë në këtë mes, amerikanët nuk kanë lidhje fare. Sepse këtu bëhet fjalë për Këshillin e Europës, bëhet fjalë për zhbërjen e një gabimi tragjik, që nuk është se do të ndryshojë gjërat që janë bërë dhe dëmet e mëdha që kanë ndodhur dhe padrejtësinë e madhe që iu është bërë shqiptarëve në tërësi duke i pikturuar botërisht si njerëz që edhe në një luftë për liri e kanë mendjen të trafikojnë deri dhe organe të qenieve njerëzore për të bërë para, përmes barbarisë ekstreme. Sidoqoftë do të kthejë besimin tonë tek ky institucion, tek politika ndërkombëtare dhe mbi të gjitha do të rivendosë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur krejt padrejtësisht të luftës heroike të UÇK, dhe të sakrificave të panumërta të shqiptarëve. Unë besoj që kjo nuk është pak dhe në fund të fundit kjo është detyra jonë”.

fjalimi KiE Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.