Zv/kryeministrja Belinda Balluku, këtë të enjte në konferencën për mediat me ambasadoren e BE-së në Tiranë, foli lidhur me politikat e qeverisë për incenerimin si dhe miliona eurot që janë dhënë nga shteti për inceneratorët ndërkohë që këto para janë zhdukur dhe pronarët e tyre janë në kërkim nga drejtësia.
Lidhur me hetimet për inceneratorët, Balluku tha se qeveria nuk ndërhyn tek drejtësia dhe se një gjykim duhet të jepet sa më shpejt.
“Inceneratorët përdoren në çdo vend të Evropës e si pjesë e riciklimit, të ndarjes së mbetjes. Nuk e di kë do preferonit ju, fushën afër Durrësit apo plehrat e ndara dhe të inceneruara? Por ne nxisim drejtësinë që të marrë gjykimin e duhur e sa më shpejt”.