Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

E kërcënuan në rrjetet sociale për t’i marrë 3 mijë euro, arrestohen 3 persona në Elbasan

12:50 / October 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi kanë kërcënuar në rrjetet sociale një person për t’i marrë 3 mijë euro. Shtrënguan me anë të kanosjes në rrjete sociale, një shtetas, për dhënien e 3000 eurove, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xh. Gj. dhe S. A. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi H. P. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave.

Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit S. A., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë 

Vihet në pranga, në tentativë për të marrë shumën e parave, edhe një shtetas tjetër që ishte porositur nga 2 të arrestuarit për të kryer këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Sektorit të Shërbimeve të Specializuara, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas ishte shtrënguar dhe kanosur për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pas hetimeve proaktive, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë, në kuadër të operacioni policor të koduar “Taksisti”, në momentin kur shtetasi po u jepte shumën e parave të kërkuar, shtetasve të tjerë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-H. P., 60 vjeç, Xh. Gj., 28 vjeçe dhe S. A., 42 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xh. Gj. dhe S. A. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi H. P. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave. Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit S. A., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave prej 3000 eurosh, 2 automjetet me të cilat leviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.