Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dëshmia e 17-vjeçares që u bë “mollë” sherri në masakrësn e Klosit

14:05 / October 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhune
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e një dite më parë në Klos, kur u vranë babë e bir, si dhe i dha fund jetës autori i krimit Fiqiri Mjeshtri.Vajza e autorit ka dëshmuar në polici, se dy kushërinjtë e shantazhonin se do t’i publikonin në rrjetet sociale foto të saj, raporton abcnews.

Shantazhi mes nxënësve të gjimnazit të Klosit u kthye një ditë më parë në tragjedi me tre viktima.

17 vjecarja, vajza e autorit të vrasjes së babë e bir, ka dëshmuar në polici se dy moshatarët e saj, kushërinjtë Kenado Shira dhe Renato Hasula po e shantazhonin në rrjetet sociale prej disa kohësh dhe për këtë nuk shkonte në shkollë, raporton Xhensila Kodra.

Në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

Vajza ka thënë se dy kushërinjtë e s’angazhonin:

“Dy kushërinjtë më shantazhonin në Instagram dhe më kërcënonin se do të postonin foto dhe biseda të miat. Për disa ditë nuk vajta në shkollë. Babi e kuptoi që nuk isha mirë dhe më pyeti. Unë i tregova gjithçka.”

3 javë më parë kjo çështje ishte diskutuar mes familjeve të të rinjve dhe konsiderohej e mbyllur. Por para 5 ditësh, 17 vjeçari Renato Hasula e ka kërcënuar sërish vajzën. Kjo e ka detyruar babain e saj të kthehet nga Greqia, ku punonte.

Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet në një lokal me dy të rinjtë, të cilët morën edhe prindërit. Debati mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Fiqiri Mjeshtri vrau të 17 vjeçarin Kenado Shira dhe babain e tij, Liri Shira. Ndërsa la të plagosur të riun tjetër Renato Hasula dhe të atin.

Më pas 39 vjeçari qëlloi veten me të njëjtën armë.

Pas arrestimit një ditë më parë dy vëllezërit Besnik e Fatmir Mjeshtri, vëllezër të autorit janë lënë të lirë.

Ata kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se Fiqiriu kishte armë dhe se nuk mundën ta parandalonin ngjarjen.

Dy të plagosurit Renato Hasula dhe Eglantin Hasula ndodhen në spitalin e Traumës. 17 vjeçari është në gjendje të stabilizuar ndërsa babai i tij është në rrezik për jetën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhje

11:06 / September 29, 2026

Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e QSUT: Më shumë eficencë në çdo hallkë, menaxhim i orientuar te pacienti

10:00 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.