Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“I kërkonte foto nudo, vajza ra në koma nga depresioni”, rrëfehet vëllai i autorit të krimit në Klos

14:15 / October 13, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klos mjeshtri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos mesditën e së mërkurës ka rrëfyer se si ndodhi masakra. Ai tregoi se i vëllai, Fiqiriu akuzonte djalin e viktimës, Kenadon, se i kishin bërë vajzën me fjalë, na e keni nxjerrë nudo në telefon dhe i ka kërkuar që Ilir Shira ta merrte nuse për të birin.

Besnik Mjeshtri, i cili u arrestua pas krimit si bashkëpunëtor por u la i lirë, tregoi se në momentin kur u ul në kafe për tu sqaruar i kishte kërkuar dy vëllezërve të tij që të mos afroheshin në tavolinë pasi do e zgjidhte vetë, teksa rrëfeu se me Ilir Shirën ishin kushërinj të largët.

“Prej një jave jemi munduar të ulim prindërit dhe të zbusim gjërat. Jemi munduar që t’i bindem që të ulen ballallarët dhe çunat që të gjejmë në gjuhën e përbashkët se për ça e kaluan vajzën në depresion. Ai Shira, ai Kenado e kërcënoi vajzën në atë mënyrë sa përfundoi në spital në gjendje kome. Vajza nuk tregonte fare. I keni të dhënat te spitali. Nuk tregonte dhe ishte e tmerruar se kush i bënte presion në rrjetet sociale. Ai Shira i bënte presion në rrjetet sociale. Hasula s’i bëri presion, kishte thjesht mesazhet dhe kishte kërkuar që të bënin lidhje. Ai ka shumë faj, por kërcënimet që i ka bërë vajzës, duke i kërkuar foto, pra ‘më bëj një foto kështu’, ‘një ashtu’, se i ka marrë adresën e telefonit dhe e kërcënonte vajzën dhe ajo përfundoi në depresion. Ne shkuam për një marrëveshje. Ka ardhur djali i Shirës ka marrë kontakt me mua, me babin e Sarës, se donim të gjenim kompromisin dhe shkakun se pse e kaluan vajzën e vëllait në depresion. Më mori në telefon Fatmiri dhe më tha; ‘hajde fol’. E takova djalin dhe i thashë; ‘Të lutem mos u frikëso, mos ki frikë për asgjë. Jam Fatmir Mjeshtri’. ‘Të njoh’ më tha. I thash ‘a ta marrim babin tënd në telefon, dhe të sqarojmë diçka. Qoftë në shtëpinë tënde, qoftë këtu. Mos ki frikë se do sqarojmë diçka. Kemi të dhëna se ti e ke kërcënuar gocën e Fiqiriut, Sarën’. Mua tha; ‘Sara më ka bërë ftesë në Facebook. Pasi e pranova ftesën, nisëm të flisnim tha. Ajo më kërkoi diçka tjetër’. ‘Çfarë’ i thashë? ‘S’mund të shoh si shok, se je djalë bukurosh’. ‘S’të ka ofenduar i thash’. Ai tha; ‘Dhe mua tha më pëlqente’.

Pasi i kishte marrë adresën, kishte shkarkuar fotot dhe i ka thënë; ‘po nuk bërë ato që të them unë, të bësh foto nudo, do të hap foto në rrjetet sociale dhe do të shkatërrojë jetën’. Ajo nga momenti fiku telefonin. Ai ka marrë motrën e madhe në telefon dhe i ka thënë; ‘jam ai djali Shira, po nuk veproi motra ashtu siç them, do e shkatërroj jetën, do i prish jetën. Vajza i ka thënë; mos bëj kështu. Ai na njihte të gjithëve. Motra mori të motrën në telefon dhe i ka thënë; kujt ia ke dhënë adresën. Kur mbaroi shkollën goca, ka rënë pa ndjenja përtokë në kat të dytë të shtëpisë nga trysnia e madhe që kishte. Më pas i çojnë mesazh çuni vëllait në Angli një mesazh anonim dhe i thonë; Sara është lidhur me djalin e Eglantin Hasulës. Mua më vjen keq për ju. Si ka thënë adresë se kush ishte. Ai ia ka dërguar babait të Sarës këtë mesazh. Shiheni mos gabon. Dy netë para kam takuar babain e Shirës dhe djalin dhe ja kam shpjeguar të atit atë që ka bërë. Ai ka pranuar se e kishte bërë këtë gjë. Unë hyra në mes që të shuaja sherr. Se s’doja që të shkonte puna më keq se Fiqiriu e kishte vajzë. Ai kërkoi që të martoheshin nëse duheshin”, tha xhaxhai.”, tha ai.

Kujtojmë se Fiqiri Mjeshtri dyshohet se vrau baba e bir, Ilir dhe Kenad Shirën, plagosi Eglantin Hasulën dhe djalin e tij të mitur, Renaton, e më pas i dha fund jetës së tij në banesë.

Të pranishëm në momentin e krimit ishin edhe dy vëllezërit e autorit, Fatbardh dhe Besnik Mjeshtri, të cilët u arrestuan nga policia, por u liruan ditën e sotme./BW/.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhje

11:06 / September 29, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.