Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KQZ publikon raportin për shpenzimet në fushatë, PS dhe PD rrezikojnë gjoba

17:41 / October 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selia e ps dhe pd 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike rrezikojnë të gjobiten deri në 10 milionë Lekë të vjetra për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në raportin e auditit të bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për fushatën elektorale të 25 Prillit të vitit të kaluar.

Sipas dokumentit, socialistët kanë tejkaluar me tri herë vlerën e lejuar të shpenzimeve nga fondet publike, duke e çuar atë nga 55.826.750 në 172. 046 612 Lekë të vjetra.

Gjithashtu auditi vëren se PS-ja nuk ka dorëzuar raportet për 17 kandidatë të listave shumë emërore dhe se në dokumentet e dorëzuar janë bërë korrigjime me shkrim.

Për të dyja këto shkelje, Kodi Elektoral parashikon dënim me gjobë që varion nga 5 deri në 10 milionë Lekë të vjetra.

Por ndryshe nga socialistët, Partia Demokratike problemin madhor e ka me çështjen e transparencës. Nga auditi i KQZ-së rezulton se 50% të kandidateve, u mungojnë deklaratat e donatoreve mbi konfliktin e interesit.  Edhe në rastin e demokratëve për shkeljet e konstatuara gjoba varion nga 5-10 milionë Lekë të vjetra.

Çështja e financimeve të partive politike ka ngjallur jo pak debat muajt e fundit. Socialistët kanë hedhur idenë e amendimeve në ligj, që duket se ka gjetur edhe mbështetjen e KQZ-së dhe Partisë Demokratike, ndërsa këta të fundit kanë ngritur një komisionin auditi për të bërë transparencën e financave ruse në kohën kur selia blu drejtohej nga Lulzim Basha./ Tv Klan

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.