Elon Musk deklaroi se kishte shitur 20 mijë shishe të një parfumi të ri të quajtur “Flokët e djegur” brenda disa orësh.
Musk u ka bërë një kërkesë të sinqertë ndjekësve të tij, që ata të blejnë parfumin e tij dhe ai të grumbullojë para të mjaftueshme për të blerë Twitter-in.
“Ju lutemi blini parfumin tim, që të mund të blej Twitter-in”, shkroi Musk në Twitter. Deri në fund të tetorit, Musk pritet të finalizojë një blerje prej 4 miliardë dollarësh të Twitter-it. Nëse ai nuk e bën, një gjykim për shkeljen e kontratës do të mbahet në nëntor. Mbrëmjen e 12 tetorit, themeluesi i SpaceX pretendoi se kishte shitur 20.000 shishe të parfumit.
“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme, pse e luftova për kaq shumë kohë!”, ka bërë shaka ai në Twitter.
I quajtur si “Aroma më e mirë në Tokë”, produkti shitet përmes faqes së internetit për startup-in e tij The Boring Company.