Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sulmet e opozitës ndaj fjalimit të Ramës në KiE, reagon Balla: Berisha do të mbrojë raportin e Dick Marty apo votën e tij në 2011-tën?

22:16 / October 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës të cilat sulmuan fjalimin e kryeministrit Rama në asamblenë e Këshillit të Europës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shkruan se koalicioni Berisha-Meta ka lëshuar sulme dhe sharje në vend të heshtin, teksa iu kujton atyre rezolutën e votuar në vitin 2011 për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Balla shkruan se kuvendi dhe qeveria po përpiqen për të ‘pastruar trillimet e raportit të Dick Marty’, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë hedhur në sulm sepse duan të mbrojnë votën e tyre.

“Prej 24 orësh koalicioni Berisha-Meta është hedhur në sulme dhe sharje, edhe pse të paktën duhet të heshtnin, sa kohë që në vitin 2011 e kanë votuar së bashku PRO Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (Doc. 12462, datë 7 janar 2011) të Dick Marty.

Shqiptarët duan shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara si skenarë për filma fiction të Carla Del Ponte.

E kam denoncuar heshtjen e Sali Berishës ndaj dokumentit të hartuar në Moskë, që në verën e vitit 2008. E kam denoncuar votën pro të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për atë Rezolutë skandaloze në vitin 2011 gjithashtu.

Kam denoncuar edhe lidhjet e Partisë Demokratike me financime të paligjshme ruse.

Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama fillojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm?! Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta? Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?”– shkruan Balla.

Balla e quan historike fjalimin në asamblenë e Këshillit të Europës ku ishte edhe vetë i pranishëm. Ai thotë se qëndrimi i PS është në rrugën e shpalljes si të pabazuara të pretendimeve për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Megjithatë, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme, historike madje, në rrugën e shpalljes si të pabazuara të pretendimeve për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre 11 viteve, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë. Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare!.Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare!”- përfundon Balla.

dick marty raporti Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cënohet mandati i të zgjedhurit

22:55 / September 15, 2026

Kuvendi të enjten në seancë plenare, intepelanca me 5 ministra! Shqyrtohet edhe drafti i PS për pagat e magjistratëve

20:20 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.