Në emisionin “Drejt”, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se proçesi i primareve pritet të përfundojë në tetor.
Ai tha se kështu do të fillojë proçesi për fushatën zgjedhore do të nisë 6 muaj para zgjedhjeve dhe jo si dikur 6 javë para.
Këlliçi: Ekziston edhe një ide pilot që në 3 bashki kryesore të bëhen primare dhe nga fundi i muajit tetor do të kemi emrat e parë të këtij proçesi. Për herë të parë PD-ja do të ketë 6 muaj kohë që të bëjë fushatë, sepse ne e kemi bërë fushatën zakonisht 6 javë para. Ne kemi pritur mesnatën e fundit për të nxjerrë kandidatët për zgjedhje dhe kjo ka qenë një ndër mangësitë më të mëdha që kemi pasur nga ana logjistike.