Një denoncim i bujshëm është bërë këtë të premte nga sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhuri i cili ka hedhur akuza ndaj shefit të policisë së komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu për kanabizimin e vendit.
Në prononcimin e bërë për mediat Zhuri deklaron edhe se është kërcënuar me jetë nga ky i fundit pas denoncimeve që ka bërë ndaj tij edhe me padi në prokurori në rrethin gjyqësor të Shkodrës.
Po ashtu Zhuri ka deklaruar edhe se në lidhje më këto akuza ka informuar të gjitha institucionet, por nuk ka marrë asnjë reagim.
