Pas fjalimit të bujshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Europian, kryeministri Edi Rama këtë të premte është në Berlin, pasi do të marrë pjesë në kongresin që po mbahet nga Partitë Socialiste Evropiane.
“Në Berlin, ku forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në Kongresin e Partive Socialiste Europiane për të diskutuar si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e Familjes Sonë Europian”,-shkruan Rama.
