Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës, vijon që të trazojë politikën në vend. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilëson Ramën si tregtari gjakprishur i kufijve të Kosovës. “Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin. Koha e Llogaridhënies po afron”,-shkruan në një postim në facebook.
Postimi i plotë
Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare.
Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e genocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithëshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm!
Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin. Koha e Llogaridhënies po afron!