Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çelet gara për kryetarin e ri të Partisë së Lirisë

13:55 / October 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
677d0ef5 e7d4 4d51 b7bc 840c800be5a6 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i ish-LSI-së, Endrit Braimllari, këtë të premte bëri me dije se në Partinë e Lirisë është çelur gara për kryetarin e kësaj partie. “Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022. Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.partiaelirise.al”.

Deklarata e plotë e Partisë së Lirisë për hapjen e proceseve zgjedhore brenda partisë

Jemi në këtë komunikim me publikun për të ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare e cila do të mbahet në 29 tetor.

Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Po në zbatim të vendimit të Komitetit Organizator është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022. Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.partiaelirise.al.

Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë që të bëhen pjesë e këtij procesi duke aplikuar pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë së Lirisë të ngritur për drejtimin dhe monitorimin e këtyre proceseve zgjedhore.

Partia e Lirisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.