Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Ekspertët e klimës paralajmërojnë një dhjetor shumë të ftohtë në Evropë

20:51 / October 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evropa mund të përjetojë një ftohje të madhe të motit përpara periudhës së Krishtlindjeve. Kjo sipas një parashikimi të ri të motit me rreze të gjatë të prodhuar nga autoritetet kryesore ndërkombëtare të klimës. Paralajmërimi vjen pasi vendet evropiane po mbushin depozitat e tyre, duke shpresuar të kalojnë sezonin me sa më pak kosto që të jetë e mundur.

“Mundësia e një të ftohti të acartë këtë vit – me shumë gjasa në dhjetor – mbetet shumë reale. Parashikimi i motit të dimrit në fillim të vjeshtës është i mbushur me pasiguri dhe faktorët kryesorë që mund të ndikojnë në kushtet atmosferike – veçanërisht në janar dhe shkurt,”- tha për POLITICO, Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus në Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit (ECMWF).

Por qeveritë evropiane që po përgatiten për dimrin e parë të krizës energjetike duhet të jenë gjithsesi vigjilente.

“Po dalim nga një verë e ngrohtë. Ne e dimë se dimrat po bëhen më të butë. Kështu që ne mund të jemi të prirur të mendojmë se do të jetë një dimër i butë dhe nuk duhet të shqetësohemi. Por mund të përballemi edhe me ekstremin tjetër,”-shtoi Buontempo.

Një goditje e ftohtë ajri ndodh kur presioni i lartë i vazhdueshëm çon në erëra “anormale” lindore dhe temperatura më të ftohta në Evropë. Aktualisht, kushtet klimatike tregojnë se gjasat që një ngjarje e tillë të ndodhë janë pak më të larta se zakonisht.

Evropa krishtlindje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.