Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Morën goditjen e fortë nga Elon Musk, autoritetet ukrainase i përgjigjen njeriut më të pasur në botë

21:56 / October 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelenskyy musk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët ukrainas iu përgjigjen Elon Musk-ut, njeriut më të pasur në botë dhe themeluesit të Teslas dhe SpaceX, i cili njoftoi se kompania e tij nuk mund të paguajë më për shërbimet e rëndësishme të Starlink, pra internetin satelitor, por pret që koston ta paguajë Pentagoni.

Që prej kur arritën fillimisht në Ukrainë gjatë pranverës, terminalet e internetit të satelitit Starlink të prodhuara nga SpaceX, kompania e Elon Musk, kanë qenë burime vitale të komunikimit për ushtrinë ukrainase, duke i lejuar ata që të luftojnë dhe të qëndrojnë të lidhur në rrjet, edhe pse rrjetet e tyre celulare dhe të internetit ishin shkatërruar në luftën e tyre me Rusinë.

“Le të jemi të sinqertë. Na pëlqen apo jo, Elon Musk na ndihmoi të mbijetojmë në momentet kritike të luftës. Biznesi ka të drejtën për strategjitë e veta. Ukraina do të gjejë një zgjidhje që Starlink të vazhdojë të punojë. Ne presim që kompania të vazhdojë të ofrojë një lidhje të qëndrueshme deri në fund të negociatave”, ka njoftuar në Twitter, Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Theksojmë se deri më tani rreth 20 mijë terminale të satelitit Starlink i janë dhuruar Ukrainës.

Me këtë, Musk kishte njoftuar përmes Twitterit se “ky operacion i kushtoi 81 milionë euro SpaceX dhe deri në fund të vitit do ta kalojë shifrën e mbi 100 milionë eurove”.

Dokumentet e marra nga CNN tregojnë se muajin e kaluar SpaceX kishte dërguar një letër në Pentagon ku ata bënin të ditur se më nuk mund të vazhdojnë ta financojnë shërbimin e Starlink siç kanë bërë deri më tani.

Në letër gjithashtu kërkohej që Pentagoni ta marrë përsipër financimin për përdorimin e Starlink nga qeveria dhe ushtria ukrainase, për të cilën SpaceX pretendon se mund të kushtonte më shumë se 120 milionë euro për deri në fund të vitit, dhe mund të kushtojë deri në afro 400 milionë euro për 12 muajt e ardhshëm.

Elon Musk spaceX ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.