Mbrëmjen e djeshme në “Dancing with the Stars”, teksa kërceu aktori Gent Haziri, juria dha verdiktin. Ku sigurisht fjalët nuk ishin shumë të pëlqyeshme.
Teksa Dalina tha se nuk e ka kuptuar kërcimin, ishte Valbona ajo që e ka zbutur duke thënë se ndoshta nuk ishte zhanri që i përshtatej. Por kaq ka mjaftuar që të plasë debati mes Dalinës dhe Valbonës.
Mes debatit, ka ndërhyrë vetë Genti që ka zbutur situatën duke thënë: Mos u zini për mua!
