Një vajzë e re në Afganistan është gjetur e vdekur një ditë para se të ekzekutohej me goditje me gurë. The Mirror raporton se 24-vjeçarja ishte dënuar me vdekje pasi talebanët e kapën duke lëvizur me një person i cili nuk ishte anëtar i familjes së saj.
Sipas rregullave të reja, femrat që kërkojnë të udhëtojnë në distanca të gjata nuk lejohen në transportin rrugor, përveç rasteve kur shoqërohen nga një i afërm mashkull.
ipas asaj që shkruajnë mediat, nga trupat talebane u kapën një burrë i quajtur Sirajuddin dhe vajza e quajtur Salima. Mendohet se ata po arratiseshin nga shtëpitë e tyre për t’u martuar.
Por rrugës u kapën nga forcat talebane, të cilët vranë Sirajuddin dhe kapën Salima-n. 24-vjeçarja u dënua me vdekje dhe do të ekzekutohej të premten më 14 Tetor. Por një ditë para ekzekutimit ajo u gjet e varur.

Zëdhënësi taleban për policinë në Ghor konfirmoi për mediat vdekjen e Sirajuddin, por mohoi që Salima do të ekzekutohej duke u dënuar me gurë.
Mediat shkruajnë se ajo u lirua me kusht të mërkurën dhe më pas shkoi të qëndronte në shtëpinë e vëllait, aty ku u gjet e vdekur më pas.
