Shtëpia e reperes amerikane Megan Thee Stallion, emri i vërtetë i të cilës është Megan Pete, ra pre e një grabitjeje mbrëmjen e të enjtes.
Reperja nuk ishte në shtëpi në momentin kur dy persona, të maskuar, u futën në vilën e saj dhe morën rreth 400 mijë dollarë.
Autoritetet nuk kanë arrestuar asnjë person të dyshuar deri tani.
Grabitja e Pete e shton atë në listën e artistëve të muzikës që janë vënë në shënjestër të grabitësve. Në shtator, reperi PnB Rock u qëllua për vdekje pasi grabitësit i kërkuan atij t’i dorëzonte bizhuteritë. Dhe në qershor, shtëpia e këngëtares Mariah Carey u vu në shënjestër dhe u thye nga hajdutët.
