Drejtori i Filarmonisë së Khersonit, Yuriy Kerpatenko, u vra nga ushtria ruse në shtëpinë e tij pasi refuzoi të performonte në një koncert të organizuar nga forcat pushtuese.
Lajmi u bë i ditur në “Facebook” nga Ministria e Kulturës së Ukrainës.
“Vrasja brutale e drejtorit të Teatrit, Muzikës dhe Dramës në Kherson erdhi pasi Kerpatenko refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit Ushtria ruse e qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij”, shkruan ministria.
Kerpatenko punonte në Filarmoninë Rajonale Kherson që nga viti 2000. Në vitin 2004, ai u bë dirigjenti kryesor i Teatrit të Muzikës dhe Dramës Mykola Kulish Kherson. Ai veproi si drejtuesi kryesor i orkestrës së dhomës Gilea. Kerpatenko tregoi hapur pozicionin e tij qytetar dhe refuzoi të largohej nga Kherson i pushtuar.