Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbuloni arsyet se përse kolliteshin malësorët, kur ecnin natën vetëm?!

15:57 / April 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Malesor e1554361186168
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Umberto Eco ka shkruar se anëtarët e kulturave të ndryshme dallojnë disa lloje të ndryshme të kollës abuzive, se e kollitura e stimuluar është një model sjelljeje e institucionalizuar.

Kështu, shoqërinë shqiptare paramoderne, veçanërisht në krahinat fshatare, kur burrat rrugëtonin natën stimulonin të kolliturën herë pas here para se të kryqëzoheshin me burra të tjerë që ecnin në kah të kundërt, para se t’i afroheshin një burri ose një grupi burrash që ecnin më ngadalë në kahun e tyre, kur kalonin pranë shtëpive ose staneve të bagëtive të të tjerëve.

Të kollitura të tilla përcillnin mesazhin se burrat që i stimulonin nuk rrugëtonin natën për qëllime të liga dhe jo rrallë i identifikonin udhëtarët në terrin e natës.

Mjaft malësorë, sidomos ata më me emër në krahinë, kishin diçka të veçantë, vet identifikuese në të kolliturën e tyre të stimuluar.

Edhe në ditët tona e kollitura përcjell simbolikisht mesazhe të caktuara, veçse shumë më rrallë në errësirën e natës.

Përgjithësisht burrat kolliten kur futen në një njësi shërbimi ose shitjeje, nëse personi që duhet të shërbejë aty nuk gjendet në banak, por në ndonjë kthinë ku nuk duhet. Një e kollitur e tillë njëherazi dëshmon praninë e një klienti në mjediset e njësisë së shitjes ose të shërbimit dhe e thërret zanatçiun ose shitësin të vihet në rolin që duhet të kryejë.

Gjithashtu, ndër shqiptarët, njerëzit me autoritet kolliten enkas për t’i kumtuar një personi tjetër, përgjithësisht me status më të ulët, mesazhin se po flet ose po vepron gabim, se duhet të ndryshojë linjën e arsyetimit ose modelin e sjelljes. /Zyhdi Dervshi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/ -/ Burimi Koha Jone/

arsyet Ecnin Kolliteshin Malsoret Naten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.