Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deputeti shqiptar në Parlamentin Serb viziton varret e vëllezërve Bytyqi në New York: Ballafaqimi me të kaluarën nuk është mbyllur, vrasësit ende të lirë

21:20 / October 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamberi uck
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vizituar sot varret e vëllezërve Bytyqi në Yonkers, New York.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kamberi, i cili ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa kujton se drejtësia për ta ende nuk është vënë në vendin e vet.

Ai shrehet se ballafaqimi me të kaluarën nuk ka ndodhur ende, e sipas tij vrasësit e tyre janë ende në liri dhe në mbrojtjen e shtetit.

Kamberi është i vetëm deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Sot, në Yonkers – New York, vizituam varrezat e vëllezërve Bytyqi. Aty ku drejtësia akoma nuk ka arritur.

Dëshmimi se ballafaqimi me te kaluarën nuk është përmbyllur.

Vrasësit e tyre janë akoma në liri.

Edhe atë nën protektoratin e shtetit”, ka shkruar Kamberi.

Kujtojmë se vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova, u arrestuan në vitin 1999 në Serbi.

Arrestimi i tyre, siç kanë thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, erdhi për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata u liruan nga burgu pas dënimit dhe më pas u vranë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviç, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

deputeti kamberi varret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.