Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një qytet në Nju Xhersi i del në ndihmë Ukrainës

23:12 / October 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nje xhersi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti Secaucus, në Nju Xhersi, po mbledh ndihma për popullin e Ukrainës. Oksana Bats është aktiviste ukrainase që jeton në qytetin Seacaucus, në Nju Xhersi. Ajo po përpiqet të ndihmojë bashkëatdhetarët e saj me çfarë të mundet. Ajo thotë se edhe kryetari i bashkisë në Seacaucus, Michael Gonelli, po bën gjithashtu të pamundurën, megjithëse nuk ka asnjë lidhje me Ukrainën.

“Ai u përgjigjet çdo thirrjeje tonë për ndihmë. Shkojmë i themi se çfarë na duhet dhe ai thotë vetëm: pa problem!”, tregon zonja Bats.

Michael Gonelli ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit Secaucus për mbi 13 vjet. Ai thotë se përpara se Rusia të fillonte sulmin në Ukrainë, nuk dinte shumë për këtë vend. Por, kur qytetarët e kontaktuan duke kërkuar ndihmë, ai pranoi menjëherë.

“Po bëjmë me ta një tjetër aktivitet për mbledhje fondesh tek pishina e qytetit… Organizojmë shumë mbledhje fondesh për ta; ata janë tani pjesë e jetës time, janë pjesë e gjithçkaje që ne përfaqësojmë”, thotë zoti Gonnelli.

Me origjinë nga rajoni ukrainas Dnipro, Daria Herasymenko ka jetuar në Secaucus prej 16 vitesh. Kur filloi lufta, prindërit e saj, motra dhe mbesa jetonin në Ukrainë. Ata mbërritën në Shtetet e Bashkuara në muajin maj, pasi filloi në Amerikë programi “Të Bashkuar për Ukrainën”, që e bën më të lehtë pranimin në Shtetet e Bashkuara për shtetasit ukrainas që i largohen luftës.

“Nuk doja të prisnin derisa të goditej qyteti me raketa. Jetonim pranë Donetskut, dhe kurrë nuk i dihej…”, thotë zonja Herasymenko.

Prindërit e saj, Nina dhe Volodymyr Herasymenko, u larguan nga Dnipro në muajin mars. Ata i janë mirënjohës qytetit Secaucus për gjithçka që ka bërë për ukrainasit.

“Ecën fëmija në rrugë dhe shikon flamuj ukrainas; na bën kaq të lumtur!”, thotë Nina.

Tashmë të sigurtë dhe të lumtur, prindërit e Daria Herasymenkos, motra e saj dhe mbesa, nuk kishin asgjë me vete kur mbërritën në Shtetet e Bashkuara. Kryebashkiaku dhe komuniteti i ndihmuan. Vite më parë, Kryebashkiaku Gonnelli kishte arritur një bashkëpunim me bizneset e veshjeve dhe sendeve shtëpiake për dhurimin e një pjese të produkteve të tyre për bamirësi.

“Kryebashkiaku na njoftonte vetë me telefon – ejani në dyqan. Ka veshje të reja këtu, të papërdorura”, tregon zonja Herasymenko.

Më 24 gusht, në ditën e pavarësisë së Ukrainës, zoti Gonnelli urdhëroi ngritjen e flamurit ukrainas, përkrah flamurit amerikan. Ai thotë se flamuri do të vazhdojë të valëvitet në qendër të qytetit derisa Ukraina ta fitojë luftën.

ndihma nju xhersi ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.