Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pedagogët në protestë në ditën e parë të vitit akademik, Gjekmarkaj: Janë pa asnjë status

09:13 / October 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjekmarkaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reagur në lidhje me grevën e paralajmëruar nga pedagogët, në këtë ditë të parë të nisjes së vitit të ri akademik 2022-2023. Gjekmarkaj shkruan se pedagogët dhe studentët protestojnë për një trajtim më dinjitoz. ”I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngejë zërin për të mbështetur shtresën e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të okigarkeve i ka gjetur aty rrogat e pedagoeve per 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë perpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajoja do ta bëjnë Shqiperinë më të mirë”.

Postimi i plotë

Sot është dita e parë e mesimdhënies universitare.Do të donim të bënim urimet tradicionale por diçka na pengon. Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz.Ata nuk po kerkojnë të krahasohen me Italinë,Gjermaninë a Francen! Joo ! Thjesht me Kosoven e cila si ka permbushur ënde dy dekada pavarësi. Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilesor. Pa cilesi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri ëndë ata kanë mbetur shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status.

Ligji i arsimit të lartë kaq i kundershtuar nga pedagoget nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht Universitetet publike. Sa herë protestojnë a kerkojnë diçka pedagoget tentohet kundervenja ndaj tyre e shtresave të ndryshme sociale apo “lufta e klasave” me studentet dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ” hall” apo “krize”.

A ju ka borxh Partia Demokratike Universiteteve dhe pedagogve? Sigurisht qe ju ka dhe shumë por prej gati 10 vitesh vëndi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër për ti lënë në harresë nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si menyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit.

Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupen akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbeshtet këtë perpjekje të drejtë pedagogve pa marrë flamurin e kesaj levizje dhe pa tentuar ta perdorë atë per qellimet e veta të dites.

I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngejë zërin për të mbeshtetur shtresen e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të okigarkeve i ka gjetur aty rrogat e pedagoeve per 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë perpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajoja do ta bëjnë Shqiperinë më të mirë. Pedagoget sot janë shembulli.

Agron Gjekmarkaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.