Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

ADN-ja ku të dhënat ”jetojnë” për 1000 vjet

13:34 / October 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në shtëpinë e saj në Paris, Dina Zielinski, një shkencëtare në Institutin Kombëtar Francez, ruan një provëz të vogël me një ADN të veçantë brenda. ADN-ja nuk ka kodin e një gjenomi njerëzor, as të ndonjë kafshe apo virusi. Në vend të kësaj, ruan të dhënat digjitale të një muzeu. “Kjo do të zgjasë lehtësisht dhjetëra vjet, ndoshta qindra”, thotë Zielinski.

Hulumtimi se si mund të ruajmë të dhënat digjitale brenda vargjeve të ADN-së, ka qenë një nga debatet kryesore në rrethet shkencore. Aktualisht, shkencëtarët kanë koduar filmat, librat dhe sisteme të tëra kompjuterike në ADN. Madje, platforma Netflix e ka përdorur këtë teknikë për të ruajtur një episod të serisë thriller, “Biohackers”.

Studiues nga e mbarë bota po eksplorojnë forma se si mund t’i ruajnë të dhënat përgjithmonë në mënyrë efektive. Disa shkencëtarë kanë tentuar të gdhendin informacionet në rruaza qelqi tepër të qëndrueshme, e ngjashme kjo teknikë me vizatimet e shpellave.

Sa kohë mund të ruhen këto informacione dhe a mund të jemi vërtet të sigurt në efektshmërinë e tyre? Shumë ekspertë po këmbëngulin se ADN-ja ofron një formë ruajtjeje tepër kompakte, të qëndrueshme dhe afatgjatë që mund të zëvendësojë format e shumta të mediave digjitale, të cilat një moment të caktuar mund të mos funksionojnë, si dhe kërkojnë sasi të mëdha energjie.

Marke Bathe, një profesor i inxhinierisë biologjike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, është i mendimit se kërcënimet globale me të cilat përballet njerëzimi, na detyrojnë të ruajmë informacione nga çdo fushë, si arti dhe shkenca, dhe gjithashtu ADN-në e të gjitha gjallesave në planet.

adn
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mitsotakis mesazh të drejtpërdrejtë Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe jo kërcënime për…

18:03 / September 13, 2026

MotoGP/ Rikthehet dominimi i Marquez, spanjolli bën dopietë në San Marino dhe merr kryesimin e kampionatit

17:19 / September 13, 2026

Ish-kancelari Osborne: Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bashkimin doganor të BE-së dhe të nxisë tregtinë

16:40 / September 13, 2026

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:20 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.