Më shumë se 100 telefona inteligjentë dhe celularë dhe po aq karta SIM është bilanci i një hetimi për futjen e sendeve të paligjshme brenda burgut Dozza në Bolonja.
Këto janë mjete të destinuara që drejtuesit e krimit të organizuar të vazhdojnë të menaxhojnë krimin edhe nga brenda mureve të burgut.
Në dosjen hetimore të Prokurorisë janë 50 të dyshuar, raporton abcnews.al.
Në dosje janë edhe emrat e Antonino Chiazza, 53 vjeç nga Canicattì dhe Carmelo Nicotra, 40 vjeç nga Favara.
Chiazza u arrestua, dhe aktualisht është në gjyq, si pjesë e operacionit antimafia Xidy.
Nicotra ishte një nga protagonistët e grindjes Favara-Liège dhe u dënua në shkallë të parë me 5 vjet e 4 muaj qershorin e kaluar.
Hetimi nga Prokurori i Bolonjës ka nisur para dy vitesh dhe ka përfshirë edhe personel nga jashtë burgut.
Pothuajse të gjithë të dyshuarit janë të ndaluar, por në dosje ka edhe akuza për një avokat, i cili akuzohet se ka vepruar si ndërmjetës për të futur drogë dhe telefona.
Policia e burgut përgjoi dërgimin e disa telefonave nëpërmjet një droni, i cili fluturonte mbi muret e Dozza-s.
Por, ka dhe episode të tjera, ku të gjitha organizatat kriminale kishin gjetur një mënyrë për t’u dorëzuar bashkëpunëtorëve të tyre celularë dhe telefona inteligjentë.
Filialet, por edhe bosët dhe vrasësit e “Ndrangheta-s”, mafias Camorra, mafias shqiptare, marokene dhe nigeriane, të gjithë disi kishin ose mund të kishin akses në “shërbimet” e një pajisjeje elektronike, akses që zakonisht bëhet një mjet i fuqishëm për rritjen e fuqisë dhe kontrollit mbi të burgosurit e tjerë.
Ata janë të gatshëm për të dhënë favore dhe mirënjohje për një telefonatë jashtë mureve të burgut.
