Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA-ja paralajmëron sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev

22:52 / October 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHBA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se do të ndërmarrin veprime kundër kompanive dhe shteteve që punojnë me Iranin në programin e tij të dronëve, pasi Rusia përdori dronë nga Irani për të kryer sulme kamikazë në Kiev.

“Kushdo që bën biznes me Irani, që mund të ketë çfarëdo lidhje me zhvillimin e dronëve, të raketave balistike apo të shitjes së armëve nga Irani në Rusi, duhet të ketë kujdes për veprimet e tyre. SHBA-ja nuk do të hezitojë të vendosë sanksione apo të ndërmarrë veprime ndaj keqbërësve”, tha më 17 tetor zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

“Rusia po varet nga aleanca me Irani dhe është diçka që e gjithë bota – veçanërisht ata në rajon – duhet ta shohin si një kërcënim të madh”, shtoi ai.

Patel tha se SHBA-ja po ashtu beson se dërgesat e dronëve nga Irani shkelin Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ishte pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Ne besojmë se këta dronë janë transferuar nga Irani në Rusi dhe po përdoren nga Rusia në Ukrainë, dhe bëjnë pjesë në mesin e armëve që janë nën embargo sipas Rezolutës 2231”, tha ai.

Ndalesa ndaj eksporteve të armëve konvencionale nga Irani, skadoi në tetor të vitit 2020, pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe SHBA-së – e cila u largua nga marrëveshja bërthamore – që kjo pikë e rezolutës të mbetej në fuqi.

Megjithatë, rezoluta ka edhe disa kufizime që skadojnë në tetor të vitit 2023, për eksportet që lidhen për raketat balistike që mund të bartin armë bërthamore. Duke u thirrur në informacione të inteligjencës amerikane, që janë publikuar më herët, Patel tha se disa nga dronët iranianë që Rusia i ka blerë, nuk kanë funksionuar siç duhet. Zyrtarët amerikanë më herët kanë deklaruar se Rusia – një eksportuese e madhe e armëve – po kthen sytë kah Koreja e Veriut për të blerë armë, ndërkaq Kina ka refuzuar thirrjet për ndihmë.

drone sanksione SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, PDK bojkoton: Kushtetuta nuk është pazar politik

11:08 / September 13, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.