Në një kohë që pedagogët janë në protestë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi po zhvillojnë një takim me rektorët e Universiteteve në vend, si ato publike dhe jopublike, kjo për të diskutuar mbi rëndësinë e procesit të rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.
Në fjalën e tij ndër të tjera kryeministri Edi Rama tha edhe se renditja e universiteteve është e papranueshme, kjo pasi kapcitetet në vend janë.
”Për mua dhe këtu dhe në çdo drejtim tjetër, Shqipëria është në të njëjtin pozicion, dita e nata në raport me atë që jemi nisur. Dhe procesi i financimit, jemi në drejtimin e duhur, pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzim i hapësirës së autonomisë. Çështja që shtohet sot, është se renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale është e papranueshme. Lajmi i mirë, sipas nesh, është se është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet, është lajm i mirë”.
