Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku u zhvilluan bisedimet për bashkëpunimin mes tyre dhe grupit të Sali Berishës për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pas mbledhjes, deputeti Gazment Bardhi tha se e rëndësishme është që demokratët të gjejnë mekanizmin e duhur për të dalë me një kandidat të përbashkët.
“Ajo që unë po them është e qartë për anëtarët e PD dhe për demokratët, por mbi të gjitha për qytetarët që duan të sjellin ndryshimin.
Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Nuk është vetëm qëllimi që të kemi vetëm një kandidat të përbashkët, por kandidat të përbashkët fitues.
Sepse takimi e kishim informal, një kafe pune mes dy kolegesh. Më vjen keq për ju që ishte e lodhshme.
Ishte një takim informal mes kolegësh të mandatuar.
Qëndrimi i grupit parlamentar të PD iu shpallur të hënën ka qenë që kemi të gatshëm të nisim punën që atë ditë”, tha Bardhi.
