Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryetaren në detyrë të GJKKO, Irena Gjoka.
Kim i ka bërë të qartë gjyqtarëve të GJKKO-së, se do të vijojnë të kenë përkrahjen e SHBA dhe i ka dhënë mesazhin që të japin vendimet e duhura për fatin e vendit.
“Keni përkrahjen e mbështetjen tonë. Vendimet tuaja mund ta bëjnë Shqipërinë një vend normal e anëtar të BE. Mos lejoni fëmijët tuaj të largohen nga ky vend. Me vendime të drejta keni në dorë fatin e vendit”, mësohet të ketë thënë Kim.
