Një influencuese nga Brazili është qëlluar për vdekje nga dy persona të paidentifikuar. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit.
Núbia Cristina Braga, sapo ishte kthyer në shtëpi kur u ekzekutua nga dy persona. Pas krimit, autorët u larguan me një motor.
Autoritetet mbërritën disa orë më vonë, ku e gjetën Bragën pa shenja jete, ndërsa iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të japin informacione që mund të çojnë në kapjen e autorëve.
Identiteti dhe motivi i autorëve mbeten të panjohur, ndërsa hetimet vijojnë.