Ish kryeministri, Sali Berisha, në një mbledhje me kryetarët e degëve tha se protestat janë kryefjala e demokratëve.
Ai tha se kur të organizohen protesta nga PD, do të mbushen sheshe e rrugë me qytetarë.
“Protesta është tani kryefjala e PD-së dhe e Frontit për shpëtimin e Shqipërisë dhe opozitës në tërësi.
Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë gjendje. Qeveria dhe Edi Rama kalon nga një skandal tjetër, nga një mashtrim në një mashtrim tjetër, nga një vjedhje në një vjedhje tjetër.
Protestat tona do i shohë Rama. Do mbushim rrugë e sheshe e do përballemi me këtë qeveri që kalon nga skandali në skandal. Jemi në rrezik absolut për rikthimin e vizave”, tha Berisha.
Kreu i PD deklaroi se mazhoranca ka filluar që tani mbledhjen e certifikatave për të vjedhur sipas tij votat.
“Jemi përpara zgjedhjeve tashmë. Unë kam marrë informacion se po mbledhin që tani certifikatat. Do ta paguash aq shtrentjë nëse prek votën. Ne po votojmë vetë, por do u kthejmë shqiptarëve votën. Nëse ky armik, mendon të vjedhë votën, nuk e di se çfarë do ta presë të nesërmen.
Do i japim përgjigjen më ekzemplare që nuk mund ta imagjinoj. Nuk jemi që mund të na marrë përpara, të na i marrë votat duke i blerë me karta identiteti apo me patronazhistë“, tha Berisha.
