Georgina Rodriguez është fotografuar së fundmi duke shëtitur nëpër dyqanet në Cheshire të mërkurën.
E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo dukej mjaft elegante me veshjen e saj. Modelja kishte veshur një pallto të gjatë ngjyrë bezhë, të kombinuara me një palë strece ngjyrë gri dhe golf të bardhë.
Bukuroshja, i kishte kapur flokët gërshet dhe kishte vendosur një kapele. Pa asnjë grim në fytyrë, modelja e kombinoi look-un me disa vathë floriri.
Georgina është nënë e vajzave Alana Martina, katër dhe Bella katër muajshe dhe është njerka e tre fëmijëve të Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.
Kujtojmë se Georgina Rodriguez është shprehur gjatë dokumentarit të saj në Netflix se humbja e djalit në prill ishte ‘momententi më i keq i jetës së saj’. Modelja priste dy fëmijë binjakë me partnerin e saj futbollist Cristiano Ronaldo në prill kur ata dhanë lajmin e trishtë se djali i tyre kishte lindur i vdekur.
28-vjeçarja tregoi se pyeste veten se si mund të vazhdonte para por vetëm dashuria dhe mbështetja e familjes së saj bëri që ajo ta kapërcente ketë fatkeqësi. Humbja shkatërruese e djalit të çiftit do të jetë një pjesë kyçe e sezonit të dytë dokumentarit të Georginës në Netflix-in spanjoll.