Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një fotoalbum nga vizita e djeshme në Gjirokastër, ku edhe jep shifrën se këtë qytet e kanë vizituar deri në shtator 150 mijë turistë.
”Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e energjisë aq pozitive të Gjirokastrës së Rilindur, ku deri në fund të shtatorit numri i turistëve i kaloi 150 mijë, ndërkohë që në 2013 ishte vetëm 6900, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
