Për 30 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Vitore Tusha e pranishme në ceremoninë për krijimin e këtij institucioni, në fjalën e saj tha se shpeshherë retorika politike ka ndërhyrë në vendimmarrjet e kësaj gjykate, madje dhe ka paragjykuar vendimet e saj.
“Shpreh mirënjohjen për miqtë tanë që na nderuan me praninë e tyre. Ka gjithmonë vend për miq të mirë. Falënderoj ata që kanë mbështetur gjykatën që nga krijimi i saj që nga OSBE, etj. 30 vite janë një moshë e rëndësishme e kësaj gjykate. Të gjendur përballë një volumi të madh çështjes, kjo trupë reagoi me ritmin e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore.
Legjitimiteti është perceptuar si burim kryesor i kësaj gjykate, që nuk ka mjet tjetër për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese është promotore e çështjes së të drejtës. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik”.